Rama për hetimet ndaj drejtoreshës së AKSHI-t: Institucioni është krenari
E Martë 30 Dhjetor 2025, 12:12
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka komentuar së fundmi edhe mbi hetimet që po zhvillohen për drejtoreshën e AKSHI, Merlinda Karçanaj. Ai theksoi se dorëheqja e mundshme nuk duhet parë si një turp, por përkundrazi si një mundësi për të vlerësuar institucionin.
“Dorëheqje për AKSHI? AKSHI është një institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Krenarie! Jo për të ulur kokën por për të qenë krenar, dhe është institucion për të qenë krenar sepse kemi qenë këtu ne kur të shkohej të mbahej radha për çdo letër dhe ata që kishit jashtë duhej të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letër jashtë. 620 mln lekë ka kursyer AKSHI për shqiptarët”, tha Rama./K.C/dritare.net