Na ndiqni edhe në

Shëndet

Cilat janë terapitë më efektive për trajtimin e depresionit pas lindjes

Cilat janë terapitë më efektive për trajtimin e depresionit

Pas lindjes, gjysma e grave përjetojnë simptoma të lehta depresive, ndërsa rreth 10% mund të zhvillojnë forma më të rënda që ndonjëherë kërkojnë kujdes mjekësor. Një studim mbi 4500 paciente ka treguar se terapitë psikologjike janë shumë efektive për trajtimin e depresionit postpartum.

Terapia kognitivo-psikologjike ndihmon gratë të kuptojnë lidhjen midis emocioneve, mendimeve dhe sjelljeve, ndërsa terapia e aktivizimit sjellore fokusohet te sjelljet pozitive dhe shmangia e tërheqjes sociale. Terapia interpersonale ndihmon në menaxhimin e marrëdhënieve familjare, sociale dhe profesionale, një sfidë e zakonshme për nënat që përpiqen të balancojnë rolin e tyre si nëna dhe individ të realizuar.

Simptomat mund të variojnë nga labiliteti i lehtë emocional, ankthi dhe pagjumësia e quajtur “maternity blues”, te depresioni i moderuar apo edhe psikoza e paslindjes, e rrallë por serioze. Mbështetja e familjes dhe e mjedisit shoqëror është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin e depresionit postpartum./K.C/dritare.net