Rama: Çudi e madhe që s’po më fajësojnë edhe për reshjet në Itali e Greqi
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, duke përdorur ironi ndaj kritikave dhe akuzave.
Krahas fotove të përmbytjeve në rajon, Rama shprehet me ironi se nuk e kupton pse ende nuk po fajësohet ai, qeveria dhe Bashkia e Durrësit edhe për përmbytjet e ndodhura në vende të tjera të rajonit, si Italia, Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia.
"Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf", shkruan kryeministri Rama.
Postimi i kryeministrit vjen në një kohë kur Shqipëria dhe rajoni po përballen me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, ndërsa debati politik në vend është fokusuar te përgjegjësitë institucionale për pasojat e motit ekstrem./L.F-dritare.net