Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Referendumi për Sali Berishën në PD, votimi zgjatet deri në orën 19:00

Referendumi për Sali Berishën në PD, votimi zgjatet deri në

Procesi i votëbesimit për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon ende në disa degë të vendit. Deputeti Ivi Kaso bëri me dije se votimi është shtyrë me një orë në degët më të mëdha, për shkak të pjesëmarrjes së lartë dhe faktit se jo të gjithë anëtarët kanë mundur të votojnë brenda afatit fillestar.

“Jam këtu përpara jush për të ndarë një komunikim në emër të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Sikurse e dini, edhe me vendim të KOKOE-s është parashikuar ora 18:00 si orari i mbylljes së procesit të zgjedhjeve të ditës së sotme.", njoftoi Kaso./K.C/dritare.net