Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Restaurohet Manastiri i Spilesë, Ministri Gonxhja: Një trashëgimi për brezat e ardhshëm

Restaurohet Manastiri i Spilesë, Ministri Gonxhja: Një trashëgimi

Në ditën e lindjes së Hyjlindëses Mari, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bëri të ditur përfundimin e punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të vendit.

Ndërhyrjet përfshinë sondazhe arkeologjike, konsolidim të themeleve, restaurim të kupolave dhe qemerëve, pastrim të ndërhyrjeve të papërshtatshme, si dhe përforcim të strukturave me materiale moderne në harmoni me teknikat tradicionale. Po ashtu, u restauruan dritaret, dyert dhe elementët arkitektonikë të kishës.

“Ky projekt është një mesazh i qartë: ruajtja e trashëgimisë është akt besimi, dashurie dhe përkushtimi për brezat që do të vijnë,” u shpreh ministri Gonxhja, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së monumenteve të kulturës.