Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkodër/ Atentati me armë zjarri plagos edhe dy persona të rastësishëm

Shkodër/ Atentati me armë zjarri plagos edhe dy persona të

Atentati i armatosur që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Kole Idromeno” në Shkodër ka lënë pasoja edhe për qytetarë të pafajshëm. Përveç shënjestrës së dyshuar dhe njërit prej viktimave, në breshërinë e kallashnikovit u plagosën edhe dy persona të rastësishëm.

Mes të plagosurve është një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi, e cila po trajtohet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, një tjetër qytetar u lëndua gjatë të shtënave dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë, ku humbën jetën Armando Pali dhe Geridon Kraja, ka tronditur opinionin publik në Shkodër. Policia arrestoi autorin e dyshuar të sulmit, Rakip Gila, 28 vjeç, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e atentatit./L.F-dritare.net