
Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe tre të plagosur
Dritare.net
Një atentat tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne, ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë. Ai ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.
Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nën logon e PBDNJ. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.
Autori dyshohet se ka qenë me një motoçikletë në momentin që ka qëlluar me breshëri, ndërkohë që më pas është larguar me një mjet tip ‘BMW’ ngjyrë gri.

















