Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vizita e Altin Dumanit në SHBA, SPAK: Fokusi i takimit forcimi i luftës kundër krimit

Vizita e Altin Dumanit në SHBA, SPAK: Fokusi i takimit forcimi i

SPAK ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në SHBA të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 2 dhe 3 shtator, ku u takua me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Në fokus të takimeve sipas SPAK ishte forcimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit për goditjen e organizave ndërkombëtare kriminale, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Dumani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik për Shqipërinë.

Përpara vizitës në Washington, Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, të organizuar nga DEA në Nashville, Tennessee, më 26-28 gusht. Në këtë aktivitet, ai u takua me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues dhe u nënvizua nevoja për ta zgjeruar atë në të ardhmen.

Gjatë konferencës, Dumani zhvilloi takime edhe me drejtues të agjencive të tjera ligjzbatuese nga vende të ndryshme, duke diskutuar krijimin e urave të reja të komunikimit dhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve./L.F-dritare.net