Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherr për përparësi në rrugë, humb jetën një 57-vjeçar në aksin Thumanë–Krujë

Sherr për përparësi në rrugë, humb jetën një

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 57-vjeçari gjatë natës në aksin rrugor Thumanë–Krujë, pranë fshatit Bushnesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, ku dyshohet se pas një sherri mes dy personave për përparësi kalimi në rrugë, shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç, është goditur me sende të forta, konkretisht me një çekiç, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë menjëherë pas incidentit.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se:
“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor ‘Thumanë–Krujë’, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar, si edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen.”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë./L.F-dritare.net