Sot, çdo gjë është shkrumb e hi në 5 maji!
E Premte 9 Janar 2026, 10:10
Dritare.net

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga DritareTV, nga magazinat e prekura nga zjarri nuk ka mbetur më asgjë. Flakët shkatërruese kanë përfshirë kapanonin ku ushtronin aktivitetin e tyre dhjetëra subjekte tregtare, duke lënë pas vetëm hi dhe dëshpërim.
Deri më tani raportohet se të paktën 50 subjekte tregtare janë djegur plotësisht, duke pësuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri, i cili ra gjatë natës, mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes.