Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Supermarketi i parë i LIDL hapet së shpejti në Shqipëri

Rama: Supermarketi i parë i LIDL hapet së shpejti në

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të hapet supermarketi i parë i Lidl në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin MatchMaker Albania, Rama falënderoi investitorët gjermanë për bashkëpunimin dhe konfirmoi se kompania është në fazat përfundimtare për nisjen e aktivitetit në vend.

“Njerëzit e Lidl që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë,” u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se ardhja e një kompanie të tillë ndërkombëtare përfaqëson një hap të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe rritjen e standardeve në treg.

Sipas Ramës, prania e investitorëve gjermanë konsiderohet një tregues i besimit në zhvillimin ekonomik të vendit dhe një sinjal për përmirësimin e klimës së biznesit./L.F-dritare.net