Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Superylli i rrjeteve sociale, Khaby Lame, do të vizitojë Shqipërinë

Superylli i rrjeteve sociale, Khaby Lame, do të vizitojë

Influenceri i njohur botërisht Khaby Lame, i cili numëron mbi 200 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe mban titullin UN Tourism Social Ambassador, pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se Khaby Lame është ftuar të zbulojë nga afër bukuritë natyrore, kulturën dhe mikpritjen shqiptare, për t’i ndarë më pas me ndjekësit e tij nga e gjithë bota.

“Me Khaby Lame, Influencer me mbi 200 milionë ndjekës dhe tashmë UN Tourism Social Ambassador, një nga profilet më të ndjekura në botë. E ftuam që shumë shpejt të vijë në Shqipëri, për të zbuluar bukuritë e vendit tonë dhe për t’i ndarë me miliona ndjekësit e tij nga e gjithë bota,” – shkroi ministri Gonxhja.

Vizita e Khaby Lame pritet të ketë një ndikim të madh në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje, duke e afruar edhe më shumë vendin tonë me tregjet dhe audiencat globale të turizmit./L.F-dritare.net