Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tritolin shtëpisë në këmbim të azilit në BE! Zbulohet skema e pronarit të apartamentit në Elbasan

Tritolin shtëpisë në këmbim të azilit në BE!

Tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa.

Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.

Ngjarja

Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit. Lënda plasëse është vënë në katin e parë të një pallati, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm rreth orën 01:00 të natës.

Sipas tyre, në banesë, e cila ishte objekt i sulmit jeton një familje e përbërë nga tre anëtarë. Në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në banesë.

“Ora 01:00 e natës mund të ishte. Ne po flinim gjumë bashkë me vajzën. Dëgjuam një krismë shumë e fortë. Xhamat janë dëmtuar komplet. Këtu poshtë jeton një familje: burri, gruaja dhe fëmija i tyre, por ata ikën në mbrëmje. Janë të gjithë të moshuar. Nuk e dimë se si ndodhi. Aq u trembëm sa zemra më rrihet pa pushim. Shumë zhurmë e madhe”, tha një banore e zonës.

Raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar./L.F-dritare.net