Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U konfliktuan dhjetëra të mitur. Si ndodhi sherri me 3 të plagosur para shkollës në Shkodër!

U konfliktuan dhjetëra të mitur. Si ndodhi sherri me 3 të

Paraditen e së premtes, më 12 dhjetor, përpara shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër, ndodhi një konflikt i dhunshëm mes dy grupe të rinjsh, kryesisht nxënës të kësaj shkolle. Pamjet e kamerave tregojnë se sherri nisi rreth orës 11:10, kur disa djem u përleshën me grushte dhe sende të forta. Një prej tyre plagosi me thikë kundërshtarët.

Nga ngjarja u plagosën tre persona, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dy prej të plagosurve janë vëllezër dhe nxënës të shkollës. Agresori me thikë është identifikuar, por ende nuk është arrestuar. Në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe persona të rritur, të cilët policia po i identifikon.

Sipas policisë, sherri dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndërsa rrethanat e sakta janë ende nën hetim. Ngjarja zgjati rreth 1 minutë e 20 sekonda, dhe kalimtarët nuk arritën të ndërhyjnë.

Ky përplasje vjen pas një tjetër rasti të rëndë dhune mes të rinjve, më 25 nëntor në Durrës, ku humbi jetën 15-vjeçari Erion Boba, një konflikt që nisi nga debatet në platformën e ndaluar TIK TIK, të cilën adoleshentët vijojnë ta përdorin fshehurazi. Si pasojë e konflikteve për motive të dobëta në shkollë, humbi jetën një vit më parë edhe Martin Cani, që u plagos në zemër nga shoku i tij, i cili u dënua me 16 vite burg./K.C/dritare.net