Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U transportuan te Trauma/ Drejtori i spitalit: Ja si është gjendja e dy të plagosurve në Elbasan!

U transportuan te Trauma/ Drejtori i spitalit: Ja si është gjendja e

Dy personat që u plagosën mesditën e sotme në Elbasan tashmë po marrin trajtim në Spitalin e Traumës. Drejtori i këtij spitali Arben Zeneli tregoi sesi është gjendja e Emiljan Prengës, 38-vjeç dhe Pavlo Vuksanit, 50 vjeç. Zeneli u shpreh për Report Tv se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

“Gjendja stabël po ekzaminohen për të marrë detaje për të parë si do veprohet, njëri dëmtim në kokë, ne na janë thënë se janë predha, nuk janë në rrezik për jetën, tjetri dëmtim në krah dhe në bark.”- tha Zeneli./K.C/dritare.net