Video/ Nis protesta. Pjesëmarrësit kërkojnë burg për Ramën dhe Berishën
E Martë 2 Qershor 2026, 18:06
Dritare.net

Në Tiranë po zhvillohet dita e tretë e protestës në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët vijojnë të kundërshtojnë çdo ndërhyrje apo zhvillim të zonës.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në mënyrë paqësore drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, ata mbanin në duar pankarta me mesazhe “Shqipëria nuk është në shitje”, "Rama në burg, Berisha në burg", etj. /dritare.net
View this post on Instagram