Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vranë babanë, burg përjetë për djalin Hysen Meta! 16 vite burg 2 fëmijët e tjerë dhe nënën

Vranë babanë, burg përjetë për djalin Hysen Meta! 16

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i cili vrau babain e tij Pëllumb Meta më 12 shkurt 2024 në banesën familjare në Shënavlash dhe më pas e groposi trupin në kasollen e bagëtive.

Të tjerët anëtarë të familjes u dënuan për fshehjen e krimit:

Hygerta Meta (motra) – 8 vite burg
Amarildo Meta (vëllai) – 5 vite burg
Blerina Meta (nëna) – 3 vite burg
Fillimisht prokuroria kërkoi 30 vite burg për Hygertën me akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, por gjykata e ndryshoi akuzën në “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pas vrasjes, Hyseni dhe motra e tij fshinë gjurmët e krimit, groposën trupin, zhdukën armën dhe skenuan vendin e ngjarjes për të fshehur provat. Më pas, Hyseni njoftoi policinë duke pretenduar se i ati ishte zhdukur, por hetimet zbuluan të vërtetën dhe çuan në arrestimin e familjarëve.

Gjatë gjyqit, Hygerta Meta dëshmoi se vrasjen e kreu vëllai Hyseni./L.F-dritare.net