Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

Zohran Mamdani ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet për kryetar bashkie të Nju Jorkut, duke u bërë kryetari i parë mysliman dhe më i riu në një shekull që drejton qytetin më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

34-vjeçari, anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut dhe përfaqësues i krahut progresiv të demokratëve, fitoi me mbi 50% të votave, duke lënë pas ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe republikanin Curtis Sliwa. Pjesëmarrja në votime tejkaloi 2 milionë qytetarë, shifër rekord që nuk ishte parë që nga viti 1969.

Në fjalimin e tij të parë pas fitores, Mamdani u shpreh me krenari për identitetin e tij:

“Jam i ri, mysliman dhe socialist demokrat dhe nuk kërkoj falje për asnjërën prej tyre.”

Fushata e Mamdanit u fokusua në banimin e përballueshëm, transportin publik falas, rritjen e pagës minimale dhe taksimin e pasurisë luksoze për të financuar shërbimet publike. Ai është mbështetur gjerësisht nga lëvizjet progresive dhe organizatat socialiste demokratike në SHBA.

Në një mesazh bashkimi, kryebashkiaku i sapozgjedhur tha:

“Kjo nuk është fitorja ime, është fitorja e çdo njujorkezi që ka besuar se pushteti u përket njerëzve të zakonshëm. Qyteti i Nju Jorkut tani u përket atyre që kanë njohur vetëm përpjekjen, por kurrë dorëzimin.”

Zohran Mamdani pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar 2026, duke premtuar se do të jetë “kryetar bashkie për çdo njujorkez pavarësisht se për kë ka votuar”./E.P-dritare.net