Zyrtari sigurisë iraniane i përgjigjet Trump: Bëj kujdes që të mos eliminohesh
Dritare.net

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar që ai “të bëjë kujdes që të mos eliminohet”.
Ali Larijani, një nga figurat kryesore të sigurisë në Iran, publikoi disa komente në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme. Në një postim në platformën X, ai deklaroi se Irani nuk ka frikë nga kërcënimet e Trump, të cilat i quajti “pa vlerë”.
“Edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se ti nuk kanë arritur ta shkrijnë kombin iranian,” shkroi Larijani.
Në fund të mesazhit të tij ai shtoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Bëj kujdes, që të mos eliminohesh.”
Këto deklarata vijnë pasi Trump kishte paralajmëruar në platformën e tij Truth Social se Irani do të goditej “njëzet herë më fort” nëse ndërpritet kalimi i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë qenë të larta prej vitesh, veçanërisht për çështjet që lidhen me programin bërthamor iranian dhe sigurinë në Gjirin Persik./L.F-dritare.net