
Ngjela: Moska dhe Beogradi, duan të bëjnë protestë me 16 maj
E Enjte 15 Maj 2025, 08:08
Dritare.net
Nga Spartak Ngjela
Beogradi dhe Moska, kuptohet se po duan të sabotojnë Samitin Evropian në Tiranë me protesta të paligjshme.
Samiti Evropian në Tiranë është vlerë e madhe për prestigjin ndërkombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Po SPAK e di që nësë një tubim i tillë ndodh në Tiranë, ky është një krim antishtet? Sigurisht që e di.
Po kryeministri i Shqipërisë e di këtë, që policia duhet të jetë në aktivitet madhor dhe profesional? Sigurisht që e di!
Policia është vënë në gatishmëri të plotë, dhe ky akt tregon vlerë për sigurinë kombëtare. Samiti i Bashkimit Evropian në Tiranë është vlerë e madhe historike për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë./dritare.net

















