Na ndiqni edhe në

Politikë

Balluku: 8 mln euro subvencione për panele diellore, energjia prioritet për vitin 2023!

Balluku: 8 mln euro subvencione për panele diellore, energjia prioritet

Belinda Balluku, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës në një prononcim për media ka prezantuar prioritetet e këtij dikasteri për vitin 2023.

Balluku tha se nisma që qeveria do të ndërmarrë ka si qëllim të mbështesë 2500 familjet e para për blerjen e paneleve diellore, ku 70% e vlerës së tyre mbulohet nga qeveria. Kjo nismë do të mbështetet edhe këtë vit, ku është planifikuar që 8 mln euro të shkojnë për të mbështetur këtë projekt. Zv.kryeministrja thotë se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.

"Planifikojmë, duke para mënyrën si e kanë përqafuar, që në 2023, ta rrisim me 10-fish numrin e kësaj nisme. Ne kemi subvencionuar familjet shqiptare që kanë pasur dëshirë që në banesë të vënë panele me 75% të kostos. Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro", tha Balluku./A.Q-dritare.net