Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha denoncon: Rama, darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë dhe kodit elektoral.

Berisha denoncon: Rama, darkë elektorale me drejtuesit e policisë!


Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për takimin që po zhvillon kreu i qeverisë Edi Rama me drejtorët e policisë në të gjitha qarqet e vendit.

Berisha shkruan se kjo nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një darkë elektorale, me qëllim që të vërë në dispozicion strukturat e policisë për zgjedhjet e 14 majit.

“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital: Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe të gjithë Drejtorët e Policisë në të gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht në zonën e Bllokut në vilën nr. 30. Ndërkohë i pranishëm është edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi”, shkruan Berisha/dritare.net