
Berisha: Radhët në spital që nxjerrin zbuluar Manastirliun!
Dritare.net
Sali Berisha nëpërmjet një statusi të ditës së sotëm, denoncon radhët e gjata në spitale, tek Sëmundjet e Brendshme, duke shtuar se kjo është një propagandë e rrezikshme në kurriz të njerëzve.
“Radhët e Ramës dhe Manastirliut tek Konsultat e Sëmundjeve të Brendshme sfidojnë edhe propagandën e rrezikshme të këtij regjimi të egër.
Miq, ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Pershendetje doktor, ju shkruaj pas konsultes qe vajta te beja per babain tim tek Konsultat ne QSUT. Nuk di se cte them me pare se duket qarte nga pamjet se me cfare perballen qytetaret e thjeshte çdo dite qe kane nje Hall, e per me teper hall shendetesor qe kur te ze, dhe ske as miq e as ekonomi, hapi deren dhe rri ne rradhe te tilla. Nuk eshte problemi vetem i radhes, se mjeket te ndihmojne dhe e bejne punen e tyre, por arroganca dhe propaganda e ketij pushteti po e shkaterron kete vend. Nuk dime nga t'ja mbajme. Radhe e stres e mjerim ndiejme.”, shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook. /J.H/dritare.net

















