
Berisha: SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj
Dritare.net
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku theksoi se kompania ka shkelur kontratën, pasi aty mbetjet groposen.
Në konferencën e tij për mediat Berisha, tha se faktet e publikuara nga Partia e Lirisë, tregonin se kamionët groposnin plehrat, praktikë kjo e ndjekur në 25 vite.
"SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj.
Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë.
Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siç u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Rama, nën betim para parlamentit shqiptar.
Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere', theksoi Berisha./dritare.net

















