Na ndiqni edhe në

Politikë

Forumi i Paqes, Rama niset sot drejt Parisit!

Forumi i Paqes, Rama niset sot drejt Parisit!

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023

Po ashtu, drejt Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron do të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, si dhe nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2023./M.K-dritare.net