
Kryeministri Edi Rama takim në bashkinë e Vlorës, ja nga kush shoqërohet!
E Enjte 3 Korrik 2025, 11:11
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Vlorës, ku mbajti një takim të rëndësishëm me drejtues lokalë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.
Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Detajet e axhendës se takimit nuk janë bërë ende publike, pritet që vizita të fokusohet në çështje që lidhen me infrastrukturën, turizmin dhe shërbimet publike./E.P-dritare.net

















