
Sefa-Berishës: I vetmi person që nuk ke interes të flasë gjykata!
Dritare.net
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa bëri sërish një postim sqarues në lidhje me kërkesën për tërheqjen e grupit të Alibeajt nga gjykimi i bashkimit të dy statuteve të Partisë Demokratike.
Teksa tregon arsyet se pse është bërë kjo kërkesë zoti Sefa thotë që Berisha bën vetëm retorikë politikë dhe nuk ka nga ana e grupit të tij asnjë kërkesë zyrtarisht për të pasur përshpejtim të vendimit.
"Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit për vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy çështjeve, me qëllim heqjen e çdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave.
Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërçit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përveç retorikes politike për kapjen e saj nga Rama.
I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shprehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërcim ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi", shkruan Sefa./L.F-dritare.net

















