
Sjellja e vajzave në BBV, Arbana: A është kjo barazia që kërkuam!
Dritare.net
Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e njeriut, duke folur për sjelljen e vajzave në Big Brother Vip, tha se ndjehet e zhgënjyer kur sheh modele të tilla. Në emisionin Të Paekspozuarit, Arbana tha se djemtë kanë një sjellje më të mirë se vajzat, ndërsa tha se barazia e shumëkërkuar mes dy gjinive, nuk është kjo që shfaqet në ekran.
“Është një program bosh, që edhe në botë, nuk ka patur audienca të mëdha. Bota është e zhvilluar. E shikonte ajo pjesë e popullit që e quajmë turma.
Vjet më intrigoi kjo Big Brother VIP. Kjo shoqëri pret të shohë VIP-a. Nuk dua të flas shumë për reality shown, por për vipërinë femërore. Pritshmëritë e mia për vajzat aty, ishin krejt të tjera.
Zhgënjimi për gjininë këtu është shumë më i madh. Meshkujt atje janë më mirë, sesa femrat. Vajzat janë skandaloze, në gjuhën e tyre.
Ne feministet që kemi luftuar për barazinë, themi vallë barazia është kuptuar në këtë mënyrë?", deklaroi zonja Arbana./L.F-dritare.net

















