
Spiropali -Bardhit: Jeni të mbytur që doni të kaloni oqanin, por e keni të pamundur!
E Enjte 2 Shkurt 2023, 11:11
Dritare.net
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur deputetit të PD-së Gazmend Bardhi, pasi ai dhe të tjerë nuk pranuan që zyrtarja të bënte interpelancën në vend të Ramës për çështjen ‘Mcgonigal’.
“Se kuptoj… a kërkoni sqarime mbi çështjen? A doni të zbardhet çështja, duroni se kemi durimin që t’ju dëgjojmë. Nguti juaj për të nxjerrë konkluzione, jeni qesharakë. Si grata dhe non-grata, keni dy jave që grisni nervat e miletit. E kuptoj ngutin tuaj, dëshpërimin tuaj. Se dhe i mbyturi po u kap pas flokëve, mund të kalojë ndonjë kanal, ju doni të kaloni oqeanin po kjo është e pamundur”, tha ajo./ dritare.net

















