Na ndiqni edhe në

Politikë

Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë që shkuan tek Berisha

Alibeaj përjashton nga grupi parlamentar 4 deputetë që shkuan tek

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetët të cilët tashmë i janë bashkuar grupi të Berishës. Të përjashtuarit janë deputetë, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftimin e grupit të Alibeajt. Në fakt deputetët në fjalë janë pozicionuar bindshëm me Berishën, madje me Këlliçin që kandidon për kreun e bashkisë së Tiranës./ J.H/dritare/.net