
Nuk është rastësi që humori ynë përmirësohet në verë. Pritja e pushimeve, detit dhe ekskursioneve më të shpeshta, sigurisht që mund të na mbushin me emocione pozitive. Megjithatë, këta nuk janë të vetmit faktorë që kontribuojnë në paqen shpirtërore. Rritja e dritës së diellit gjithashtu luan një rol unik.
Sipas studiuesve në Brigham and Women's Hospital në Harvard ekspozimi në diell mund të përmirësojë disponimin e një personi, duke çuar në net më të qeta. Në mënyrë të veçantë, në studimin e tyre ata zbuluan se pjesëmarrësit që kalonin më shumë kohë në dritë bënin gjumë më të mirë. Kjo rregullsi në gjumë shoqërohej me më pak simptoma të depresionit të lehtë apo të rëndë./K.C/dritare.net

















