Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ndiheni të lodhur dhe flini gjithë kohës? Ja arsyet dhe pse nuk duhet ta neglizhoni!

Ndiheni të lodhur dhe flini gjithë kohës? Ja arsyet dhe pse nuk

Të flesh më shumë seç duhet mund të duket si një mënyrë për të pushuar, por në fakt kjo ka ndikim negativ tek shëndeti dhe jetesa e përditshme. Gjumë i tepërt mund të shkaktojë dobësi trupore, probleme me koncentrimin dhe energjinë, madje edhe sëmundje serioze. Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptoni arsyet pse ndiheni vazhdimisht të lodhur.

Arsyet kryesore të gjumit të tepërt:

Diabeti – Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, sheqeri në gjak rritet dhe kjo shkakton lodhje të vazhdueshme. Njerëzit me diabet shpesh ndihen të lodhur, kanë mungesë energjie dhe mund të kenë nevojë për pushim më të shpeshtë.
Anemia – Mungesa e hekurit në gjak është një shkak i zakonshëm i lodhjes. Kur gjaku nuk ka mjaft hemoglobinë për të transportuar oksigjenin nëpër trup, ndiheni të dobët dhe të lodhur edhe pas një nate normale gjumi.
Problemet me tiroidet (Hipertiroidet) – Tiroidet prodhojnë hormone që kontrollojnë energjinë dhe metabolizmin e trupit. Kur këto hormone nuk janë në nivelin e duhur, trupi ndjehet i ngadalshëm, lodhja shtohet dhe përqendrimi zvogëlohet.
Sindroma e lodhjes kronike – Nëse ndiheni të lodhur për 3-4 muaj rresht, kjo mund të jetë sindroma e lodhjes kronike. Ajo mund të shfaqet pas një përvoje traumatike ose stresi të madh dhe shkakton lodhje të thellë, humbje energjie dhe vështirësi për të kryer aktivitetet e përditshme.
Sëmundja e Alzheimerit – Studimet tregojnë se gjumi i tepërt mund të lidhet me akumulime të proteinave beta-amiloide në tru, të cilat janë shenjat e hershme të Alzheimerit. Kjo tregon se gjumi i tepërt nuk është gjithmonë thjesht një shenjë lodhjeje, por mund të jetë një paralajmërim për shëndetin e trurit.
Sëmundja e këmbëve – Disa njerëz kanë lëvizje të pakontrolluara të këmbëve gjatë gjumit, gjendje kjo e njohur si “sëmundja e këmbëve”. Kjo ndërpret ciklin e gjumit, duke shkaktuar lodhje të vazhdueshme dhe dobësi trupore gjatë ditës.
Apnea e gjumit – Apnea e gjumit është një problem ku rrugët e frymëmarrjes bllokohen gjatë natës. Si pasojë, gjumi ndërpritet vazhdimisht pa e kuptuar, gjë që shkakton lodhje ekstreme gjatë ditës, dhimbje koke dhe rrit rrezikun për sëmundje kardiake.
Çfarë mund të bëni?
Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për të zbuluar shkakun. Kontrollimi i niveleve të sheqerit, hekurit dhe hormonit tiroid, si dhe monitorimi i gjumit, mund t’ju ndihmojnë të gjeni mënyrën më të mirë për të rikthyer energjinë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Mos e injoroni lodhjen e vazhdueshme, trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë se diçka nuk shkon./K.C/dritare.net