
Studimi: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekranit dhe flenë pak, më të rrezikuar për probleme me zemrën
Dritare.net
Një studim i ri, botuar në Journal of the American Heart Association, ka zbuluar se fëmijët dhe adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para ekraneve dhe flenë më pak mund të kenë një rrezik më të lartë për probleme të zemrës dhe metabolizmit, si presion të lartë të gjakut, sheqer të lartë në gjak, kolesterol të dëmshëm dhe yndyrë të tepërt në zonën e barkut.
Studimi u realizua në mbi 1,000 fëmijë dhe adoleshentë në Danimarkë, duke marrë parasysh kohën e kaluar para televizorit ose pajisjeve elektronike dhe orët e gjumit të raportuara nga vetë fëmijët ose prindërit e tyre. Rezultatet treguan se çdo orë shtesë e kaluar para ekranit lidhej me rrezik më të lartë kardiometabolik, sidomos tek adoleshentët. Po ashtu, mungesa e gjumit shtonte këtë rrezik.
Dr. Amanda Marma Perak, nga American Heart Association, theksoi se ky është studimi i parë që lidhet me rrezikun kardiometabolik dhe kohën e kaluar para ekraneve tek fëmijët dhe adoleshentët. Megjithatë, studiuesja paralajmëroi se kjo është vetëm një lidhje statistikore dhe jo një shkak i drejtpërdrejtë.
Për më tepër, studimi nuk dalloi kohën e kaluar për arsye edukative nga ajo më pasive, si shflejtimi në rrjetet sociale. Kjo sugjeron se përdorimi pasiv i ekraneve mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin e zemrës.
Rezultatet nënvizojnë rëndësinë e balancës mes kohës së ekraneve dhe gjumit për shëndetin kardiovaskular të fëmijëve dhe adoleshentëve./K.C/dritare.net

















