Shkolla Ilire e Pirros së Epirit. Si u formua një gjeni i luftës!
Dritare.net

Emri i Pirros së Epirit mbetet ndër më të njohurit në historinë antike, falë fushatave të tij në gadishullin Italik dhe përballjes me Republikën Romake. Sipas tregimeve historike të sjella nga Arthur Holcombe në DritareTV, një pjesë e rëndësishme e formimit të tij lidhet me vitet e hershme të jetës në Iliri.
Në këtë rrëfim, theksohet se Pirro, i detyruar të largohej nga Epiri në një moshë të vogël për shkak të trazirave , u vendos nën mbrojtjen e mbretit ilir Glauk dhe fisit të Taulantëve. Pikërisht në këtë periudhë, sipas këtij interpretimi historik, ai u rrit dhe u formua në një mjedis të ashpër ushtarak, ku lufta, disiplinat strategjike dhe jeta në terren të vështirë ishin pjesë e përditshmërisë.
Tregimet theksojnë se kjo përvojë në Iliri ndikoi në zhvillimin e aftësive të tij taktike, nga përdorimi i terrenit deri te organizimi i trupave dhe ruajtja e disiplinës luftarake, elementë që më vonë do ta bënin të famshëm në betejat kundër Romës.
Arthur Holcombe tregon në DritareTV, se periudha e Pirros në Iliri shihet si një fazë formuese vendimtare për figurën e tij historike.
Video e plotë mund të ndiqet në YouTube në kanalin e DritareTV.