
Një moment i papritur ka ndodhur në Ferma VIP.
Gjithçka nisi gjatë një sfide argëtuese, ku Iliri po përpiqej me mimika dhe gjeste pranë fytyrës së Mozës për ta bërë atë të qeshte. Atmosfera u bë gjithnjë e më gazmore, derisa Moza vendosi ta surprizonte totalisht balerinin me një veprim të papritur.
“A të bëj një gjë të frikshme?”, iu drejtua ajo Ilirit, përpara se t’i kapte fytyrën me duar dhe ta puthte papritur në buzë.
Reagimi i Ilirit ishte i menjëhershëm. Ai mbeti për disa sekonda i shtangur nga surpriza, ndërsa më pas shpërtheu në të qeshura.
Momenti nuk kaloi pa u vënë re edhe nga fermerët e tjerë, të cilët po e ndiqnin skenën nga divani dhe reaguan me të qeshura e komente plot humor