
Ministri i Kulturës, Çeku: Prishtina krenare për Manifestën! Ngjarjet që shenjuan jetën kulturore përgjatë 2022-it
Dritare.net
Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku në bisedën në studion e “Shqip”, u ndal tek një nga ngjarjet më të rëndësishme që u mabjt në Prishtinë vitin e kaluar, që ishte Bienalja e Artit dhe Arkitekturës "Manifesta Biennial", e njohur ndryshe dhe si Bienalja Nomade Evropiane. Çeku tha se Bienlaja e Manifestës ishte një arritje e madhe për Prishtinën.
"Vitin e kaluar e kishim Traviatën e Verdit që luajti Opera e Kosovës me TKOBAP. Për Kosovën ishte për herë të parë, ishte historike një produksion i këtij niveli i luajtur për herë të parë, pasi edhe vet ky institucion në Kosovë u themelua para një viti.
Në të njëjtën kohë kishim edhe 50-vjetorin e Baletit Kombëtar të Kosovës, ku u luajt Halili dhe Hajria nga Tish Daija dhe prap kishin përforcime nga trupa e baletit e TKOBAP. Patëm dhe 150 vjetorin e lindjes së Asdrenit. Para disa kohësh kishim dhe një ekspozitë të dy muzeve kombëtarë, ku u paraqit një pjesë e veprimtarisë së Edith Durham kur ajo sapo kishte nisur të vizitonte trojet shqiptare.
Muzika, ka shumë muzikë shumë mobilitet në të dy anët. Artet pamore gjithashtu. Kishim Manifestën në Prishtinë. Ishte krenari e madhe dhe rezultat i një pune shumëvjeçare ku bëmë bashkë shumë kapacitete të Kosovës. Nisi në një administratë të kaluar dhe të gjithë bashkë, por i mobilizuam të gjitha kapacitetet tona. Ishin 100 ditë plot me art në Prishtinë. Kishim rreth 1 milion vizita nga të dhënat e para. Ishte punë shumë e madhe për të treguar që Kosova mund të mirëpresë ngjarje të rëndësishme botërore të artit. Përveç ju ka pëlqyer puna artistike kanë thënë që i ka impresionuar energjia e Prishtinës, e qytetit dhe e njerëzve të saj", tha ministri Çeku në Dritare Tv./ J.H/dritare.net

















