Na ndiqni edhe në

Shqip

Si të përballoni divorcin ose ndarjen!

Si të përballoni divorcin ose ndarjen!

Sociologu Gëzim Tushi në Shqip nga Dritan Hila, shpjegoi pasoja që sjell divorci tek fëmijët dhe nënat e tyre dhe se sa e rëndësishme është edukimi i shoqërisë.

Zoti Tushi e krahasoi kështu procesin e divorcit: “Një fëmijë pa babë, më mirë do të ishte me prindër të vdekur, sesa të divorcuar”.

Po ashtu sociologu u shpreh se shoqëria shqiptare ndodhet në një krizë, ndaj qeveria duhet të marrë hapat e dukur duke krijuar edhe policinë komunitare për të parandaluar krimin në familjet.

“Alma Arrazi mund të jetë hakmarrë ndaj bashkëshortit, duke vetëflijuar veten dhe 3 fëmijët, veprim i llahtarshëm.

Unë mendoj se instrumentet e parandalimit i kemi jashtëzakonisht shumë të dobët. Ende kemi mentalitetin, se nuk duhet të dëshmojmë, distancohemi nga ngjarjet. Kur në fakt në rast kur bashkëshorti dhunon partneren, në pallatin ku jeton, më së paku është të denoncojmë ngjarjen. Policia që kemi ne, del në pah kur ndodh ngjarja. Por në fakt ne na duhet një polici komunitare, që të ketë informacionin se në një familje ka situatë të agrravuar, po dhunohet një grua apo fëmijë. Nuk duhet të vijë policia kur ndodh krimi.

Në SHBA vazhdon debati ku e djathta kërkon Polici Shteti ndërsa e majta, Polici Komunitare. Polica komunitare e ndjek situatën në komunitetin e tij dhe njofton për të parandaluar krimin.

Një filozof britanik thotë: “Një fëmijë pa babë, më mirë do të ishte me prindër të vdekur, sesa të divorcuar”.

Dy janë viktimat kryesore të divorcit: gratë, që janë të parat që bien në varfëri sepse jo të gjitha janë të punësuara. Por dhe fëmijët që rriten me prindër të divorcuar në periudhën e adoleshencës është shumë problem. Ndaj shteti duhet të kthejë vëmendjen tek familja. Tani kemi nevojë për ekspertë të fenomeneve PSI: psikologu, punonjësi social dhe psiko-terapisti, për t’i ardhur në ndihmë personave në këto situata. Kemi nevojë për institucione të edukimit dhe formimit qytetar, ku të investohet për familjen dhe shkollat që ka problemet e saj. Kemi nevojë për një Ministri të Familjes, që i shërben grave dhe fëmijëve.

Të zbulohen shkaqet, të ndihmojnë nga ana psikologjike personat e prekur, ndryshe niveli i kriminalitetit do të rritet. Një pjesë e buxhetit të kalojë për shkolla, parandalimi, jo vetëm të ngremë burgje. Qeveri të ndërrojë strategji, ta bëjë sa më parë këtë ministri, me çdo kusht. Ndryshe po ia lamë spontanitetit, shoqëria shqiptare mund të shkojë drejt humnerës”, tha sociologu./M.K-driare.net