Monika Kryemadhi opinioniste e Big Brother VIP Albania 5!
E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 18:06
Dritare.net

Mbrëmjen e sotme starton edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, reality show më i madh në Shqipëri.
Sonte do të hyjnë në shtëpinë më të famshme banorët VIP, emra të njohur që priten me kureshtje nga publiku shqiptar.
Reality show që mban të mbërthyer para ekranit shqiptarët edhe këtë vit do të jetë nën moderimin e Ledion Liços. Nuk do të mungojnë analizat e opinionistëve Arbër Hajdari, si dhe risia e këtij edicioni, Monika Kryemadhi./K.C/dritare.net