Na ndiqni edhe në

Sport

Kosova kundër Turqisë, ëndrra për Botërorin nis në stadiumin "Fadil Vokrri"

Kosova kundër Turqisë, ëndrra për Botërorin nis në
Të gjithë sytë e shqiptarëve sonte janë drejtuar nga Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë, aty ku po luhet finalja play-off mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj turke.

Përballja është vendimtare, pasi ndeshja teke do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të sigurojë një vend në Grupin D të Kupa e Botës FIFA 2026. Nëse Kosova arrin të fitojë, do të sigurojë një kualifikim historik në Botëror, duke realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të futbollit kosovar.

Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova është shumë pranë një arritjeje historike. Pjesëmarrja në fazën e grupeve të Kupës së Botës do të ishte një moment i artë për “Dardanët” dhe një sukses i madh për futbollin shqiptar.

Ndërkohë, trajneri Franco Foda ka vendosur të mos ndryshojë formacionin fitues nga ndeshja e pesë ditëve më parë ndaj Sllovakisë. Edhe për përballjen ndaj Turqisë, tekniku ka besuar të njëjtin formacion startues, ndërsa në stol kanë mbetur emra të rëndësishëm si Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.

Formacioni zyrtar i Kosovës:

Kosova (5-3-2):
Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi

Trajner: Franco Foda

Atmosfera në stadium është elektrizuese, ndërsa Kosova synon të shkruajë historinë përballë një Turqie favorite, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar deri në minutën e fundit./K.C/dritare.net