Na ndiqni edhe në

Sport

Lara Colturi pa pikë në Slalomin Gjigant të Semmeringut

Lara Colturi pa pikë në Slalomin Gjigant të Semmeringut

Lara Colturi, përfaqësuesja e Shqipërisë në Kupën e Botës për Skitë Alpine, nuk arriti të mbyllë lëshimin e dytë në Slalomin Gjigant dhe për pasojë mbeti pa pikë.

Italo-shqiptarja e mbylli lëshimin e parë në vendin e tretë me kohën 57.28, por u ndal në nisje të lëshimit të dytë pas një gabimi. Bashkë me Giorgia Collomb dhe Paula Moltzan, Colturi nuk arriti ta përfundojë garën. Kjo është hera e dytë këtë sezon, pas garës në Francë, që ajo nuk e mbyll një provë, edhe pse kushtet e pistës ishin mjaft të vështira.

Colturi rikthehet nesër në të njëjtën pistë për Slalomin Special, ku synon podiumin e katërt të sezonit, pas atyre në Levi, Gurgl dhe Copper Mountain.

Gara e sotme u fitua nga austriakja Julia Scheib, e ndjekur nga zvicerania Camille Rast dhe suedezja Sara Hector./K.C/dritare.net