Na ndiqni edhe në

Sport

Ndeshja Kosovë-Turqi/ 17,539 qytetarë kanë hyrë nga Morina në Kosovë për 8 orë!

Ndeshja Kosovë-Turqi/ 17,539 qytetarë kanë hyrë nga Morina

Një fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh është regjistruar sot në pikën kufitare të Morinës, në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë. Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 08:00 deri në 16:00, plot 17,539 qytetarë shqiptarë kanë hyrë në Kosovë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 7,816 automjete.

Ky numër i lartë lëvizjesh lidhet kryesisht me interesin e madh për ndeshjen Kosovë–Turqi, ku shumica e udhëtarëve janë tifozë që kanë udhëtuar drejt Kosovës për të ndjekur nga afër përballjen.

Ndërkohë, në drejtim të kundërt, gjatë të njëjtit interval kohor, janë regjistruar 5,207 qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe 2,213 automjete.

Autoritetet kufitare kanë marrë masa për përballimin e fluksit të shtuar, ndërsa pritet që lëvizjet të vijojnë me intensitet të lartë edhe në orët në vijim, për shkak të interesit të madh për këtë ndeshje./K.C/dritare.net