Na ndiqni edhe në

Sport

Ndeshja me Poloninë! Ja parashikimi i qytetarëve!

Ndeshja me Poloninë! Ja parashikimi i qytetarëve!

Ndërsa Shqipëria do të përballet nesër me Poloninë në një ndeshje të rëndësishme, qytetarët shprehen optimistë, por edhe realistë për sfidën që pret Kombëtaren.
Shumë prej tyre besojnë se kuqezinjtë kanë potencial për të bërë surprizë dhe për të synuar Botërorin.
Mos e humb. Shiko videon
“Patjetër do shkojmë në Botëror,”-shprehet një qytetar, duke reflektuar entuziazmin që ka përfshirë tifozët shqiptarë.


Megjithatë, nuk mungojnë edhe zërat skeptikë. Disa qytetarë theksojnë se ndeshja në Poloni është e vështirë dhe se kundërshtari mbetet favorit.
“Është 70 me 30 për Poloninë,” thotë një tjetër, duke nënvizuar diferencat fizike dhe eksperiencën e rivalit.
Në lidhje me lojtarët, shumica e tifozëve vendosin shpresat te emra si Armando Broja dhe Ernest Muçi, të cilët konsiderohen si çelësi për suksesin e ekipit.
“Broja, plumb!” dëgjohet shpesh në përgjigjet e qytetarëve, duke treguar besimin tek sulmuesi i Kombëtares.
Sa i përket rezultatit, parashikimet janë të ndryshme: nga fitore minimale 1-0, deri te rezultate si 2-1 për Shqipërinë, ndërsa disa të tjerë mendojnë për barazim.
Pavarësisht dyshimeve, një gjë është e sigurt: tifozët shqiptarë do të jenë pranë Kombëtares, qoftë në stadium apo para ekranit.
“Fitore! Do shkojmë në Botëror!”- është thirrja që dominon mes qytetarëve./E.P-dritare.net