Na ndiqni edhe në

Sport

Në Varshavë për historinë! Nis sfida Poloni-Shqipëri

Në Varshavë për historinë! Nis sfida Poloni-Shqipëri


Ka nisur në stadiumin “PGE Arena” të Varshavës sfida mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Një ndeshje historike për kuqezinjtë, të cilët për herë të parë garojnë në këtë fazë.

Kombëtarja shqiptare synon një fitore të madhe për të hedhur një hap drejt ëndrrës botërore. Nëse arrin të mposhtë Poloninë në këtë përballje teke, Shqipëria do të luajë pas katër ditësh në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi, për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026.

Atmosfera në Varshavë ka qenë elektrizuese që prej mëngjesit të sotëm. Qindra tifozë shqiptarë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit polak me këngë dhe valle patriotike, duke e “ngjyrosur” qytetin kuqezi. Mbi 3 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, ndërsa shumë të tjerë kanë udhëtuar edhe pa siguruar një biletë.

Takimi po gjykohet nga arbitri anglez Anthony Taylor./K.C/dritare.net