S’ka Botëror për Kosovën, Dardanët mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë!
Dritare.net

Nuk ka Botëror për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Dardanët janë mposhtur 0-1 nga kombëtarja e Turqisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, duke i dhënë fund shpresave për një kualifikim historik në Kupën e Botës FIFA 2026.
Në një ndeshje të luftuar deri në fund, përfaqësuesja turke arriti të shfrytëzojë një moment vendimtar, duke shënuar golin që i dha fitoren dhe biletën për në fazën e grupeve të Botërorit, ku rikthehet pas 24 vitesh.
Kosova tentoi të reagojë me disa raste të rrezikshme në portën kundërshtare, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Pavarësisht mbështetjes së jashtëzakonshme nga tifozët në stadium, Dardanët nuk arritën ta ndryshojnë fatin e ndeshjes.
Kështu, ëndrra e madhe e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror mbetet për një tjetër edicion, ndërsa Turqia feston një sukses të rëndësishëm dhe kalimin në fazën e grupeve./K.C/dritare.net