Pas më shumë se gjysmë ore, Balluku del nga GJKKO! Nuk pranon të flasë për mediat!
E Shtunë 22 Nëntor 2025, 09:09
Dritare.net

Pas më shumë se gjysme ore, Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO ku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Ajo nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa seanca vazhdon ende. Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe. Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra dhe e ndaloi të dilte jashtë vendit.
LEXO EDHE:


