Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

Në një kohë kur Shqipëria përballet me sfidën e largimit të të rinjve, historia e Oltionit nga Roshniku vjen si një shembull i rrallë dhe inspirues. Një i ri me arsim të lartë dhe një të ardhme premtuese në Romë, vendosi të kthehej në vendlindje për të transformuar një traditë familjare në një biznes të suksesshëm, duke e kthyer Roshnikun në një oazë të vërtetë të prodhimit të vajit të ullirit.

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

Oltioni, i cili ka studiuar pedagogji dhe ka ndjekur studime të larta në Romë, rrëfen se vendimi për t'u kthyer nuk ishte i lehtë, por ishte i duhuri. I shtyrë nga motive familjare dhe dëshira për të ndërtuar diçka të tijën, ai la pas jetën dinamike italiane për t'iu përkushtuar tokës.

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

“M'u bë monotone jeta në Romë, punë-shtëpi. Këtu gjeta gjysmën e jetës,” shprehet ai, duke theksuar se ndjehet i plotësuar shpirtërisht në vendin e tij. Biznesi i tij i ka rrënjët në historinë familjare. Gjyshi i tij kishte një mulli me ujë, një traditë që babai e vazhdoi duke hapur fabrikën e parë të vajit në vitet 2005-2006. Me kalimin e viteve dhe rritjen e kërkesës, Oltioni investoi në një linjë të re, moderne, duke rritur ndjeshëm kapacitetin prodhues.

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

Duke filluar me rreth 100 rrënjë ullinj, sot ai personalisht menaxhon mbi 540 rrënjë, ndërsa e gjithë zona e Roshnikut ka njohur një lulëzim të kultivimit. Një nga sfidat më të mëdha me të cilën përballet është kriza e fuqisë punëtore.

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

“Nuk gjen dot më punëtorë. Është një problem shumë i madh,” thotë Oltioni. Ai e lidh këtë fenomen me shpopullimin dhe largimin e të rinjve, të cilët, sipas tij, nuk e preferojnë punën në bujqësi.

Oltioni, nga Roma te vaji i ullirit në Roshnik

Megjithatë, ai dhe komuniteti lokal e tejkalojnë këtë vështirësi duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin. Sekreti i vajit cilësor të Roshnikut qëndron në përkushtimin ndaj procesit.

Oltioni thekson rëndësinë e vjeljes së ullirit në fazën e “gjysmë pjekjes teknike” dhe përpunimin e tij brenda 24-48 orëve për të ruajtur vlerat ushqyese. Duke punuar me temperatura të ulëta dhe duke evituar pesticidet, ai siguron një produkt final ekstra të virgjër, i cili ka fituar vlerësimin e vendasve dhe turistëve.

Varietetet si “Kripsi” dhe “Kalinjoti” janë krenaria e zonës, duke prodhuar një vaj me aromë dhe shije unike. Me ambicie për të ardhmen, Oltioni planifikon të krijojë një markë të tijën dhe të zhvillojë agroturizmin, duke ofruar guida për vizitorët që duan të mësojnë më shumë për procesin e prodhimit të vajit. Historia e tij është një dëshmi se me punë të devotshme dhe dashuri për vendin, mund të arrihen suksese të mëdha, duke kthyer sfidat në mundësi dhe duke i dhënë një frymë të re jetës në fshat./L.F-dritare.net