Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën: Zbatoni statutin!


Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka debatuar me kreun e PD-së, Sali Berisha, menjëherë pasi ai prezantoi listën e kandidatëve për disa prej posteve drejtuese të partisë. Gjatë mbledhjes nuk munguan replikat mes tyre.

Pjesë nga debati:

Ilirjana Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.

Sali Berisha: Një minutë.

Kuçana: Jo, doktor.

Berisha: Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.

Kuçana: Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…

Berisha: Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.

Pas këtij debati, PD ndërpreu sinjalin për median gjatë mbledhjes së këshillit Kombëtar.