Në garë përballë Nokës, reagon Korreshi: Sot e mora vendimin
Dritare.net

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas vendimit për të kandiduar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, një nga pozicionet më të rëndësishme në strukturën drejtuese të partisë. Korreshi tha se kandidimi i tij është një vendim i marrë gjatë ditës së sotme dhe se nuk është ndikuar nga askush.
“Është vendim i ditës së sotme”, u shpreh Korreshi, ndërsa pyetjes nëse ishte një vendim personal iu përgjigj: “Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë”.
I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të zgjidhej në postin e numrit dy të PD-së, Korreshi u shpreh: “Të mbarojë njëherë votimi”./K.C/dritare.net
