Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qirasë për banorët e pallatit të djegur, në Tiranë

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qirasë për banorët e

Pas zjarrit që dëmtoi dhjetëra banesa në kompleksin “Arlis” në Tiranë, Këshilli Bashkiak ka miratuar një bonus qiraje prej 40 mijë lekësh në muaj për familjet e prekura.

Vendimi u mor me shumicë votash në një mbledhje jashtë radhe, e shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit kërkoi më shumë transparencë për shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësit.

Sipas vendimit, kompensimi do të jepet deri në rikonstruksionin e banesave dhe do të financohet nga buxheti i bashkisë. Ndërkohë, shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se përhapja e shpejtë e flakëve lidhet me materialet e përdorura në fasadë./K.C/dritare.net