Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Djali nuk shkëputet nga kompjuteri. Ja këshilla e psikologes për mamanë!

Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një nënë e cila jam e shqetësuar për djalin tim i cili kalon shumë orë në lojëra me kompjuter. Mundohem që ta ndaloj pasi e shoh që kjo gjë e veçon nga shumë situata por e bën edhe agresiv ndonjëherë. Të lutem më thoni diçka që t’ia shpjegoj dhe ta ndihmojë pasi kam frik mos tërhiqet nga kumari më vonë. Ju faleminderit.

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Lojërat video janë pjesë e jetës së njerëzve të rinj dhe të moshuar, dhe në shumicën e rasteve ato janë thjesht një hobi, një mënyrë për t'u çlodhur ose për t'u lidhur me të tjerët. Por ndonjëherë, pothuajse pa e kuptuar, marrëdhënia me lojërat mund të ndryshojë formë dhe të bëhet diçka më e vështirë për t'u menaxhuar. Të luash video lojëra për orë të tëra nuk do të thotë automatikisht se ke një problem. Është një dallim i rëndësishëm dhe ia vlen të reflektosh mbi të. Nëse ndonjëherë provohet të zvogëlohet koha e lojës, është e rëndësishme të dini se nuk është thjesht mungesë vullneti. Ekzistojnë mekanizma psikologjikë dhe biologjikë pas varësisë nga video lojërat. Sa herë që luhet, truri aktivizon substanca të cilat janë të përfshira në motivim dhe ndjenjën e kënaqësisë. Nivelet e përfunduara, qëllimet e arritura dhe shpërblimet virtuale bëhen stimuj që na shtyjnë ta përsërisim përvojën.

Me kalimin e kohës, lojërat mund të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme se burimet e tjera të kënaqësisë, duke bërë që aktivitetet e përditshme si studimi, puna, marrëdhëniet ose hobi të duken më pak të dobishme. Shpesh, video lojërat nuk janë problemi i vërtetë, por më tepër një strategji për të adresuar një shqetësim më të thellë. Për disa njerëz, ato bëhen një mënyrë për të menaxhuar ankthin, trishtimin, vetmin, mërzitjen e vazhdueshme, vetëvlerësimin i ulët, ankthin social dhe vështirësinë në menaxhimin e emocioneve. E dashur lexuesja jonë nëse loja është bërë mënyra kryesore e fëmijës suaj për të rregulluar emocionet e vështira, heqja e saj, edhe përkohësisht, mund të ndihet si heqja e mjetit të vetëm që ai di për t’u ndjerë më mirë. Të luash për argëtim, relaksim ose për të kaluar kohë me të tjerët është një aktivitet i shëndetshëm dhe legjitim. Vështirësia lind kur loja bëhet burimi i vetëm i kënaqësisë ose e vetmja mënyrë për të menaxhuar emocione të vështira si stresi, ankthi, trishtimi ose vetmia.

Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë do tu sugjeroja për ta ndihmuar fëmijën tuaj që të përcaktoni rregulla të qarta dhe të përbashkëta, mundësisht të zhvilluara së bashku me fëmijën tuaj, jo të imponuara.

E dashur lexuesja jonë provo të luash me të , qoftë edhe vetëm për disa minuta të kuptosh se për çfarë është i apasionuar në atë botë të jep akses në një dialog autentik dhe i dërgon një mesazh të fuqishëm, domethënë se nuk po gjykon, por po përpiqesh ta kuptosh. Lexuesja jonë ofroni alternativa reale dhe kuptimplote jo-ndëshkuese një sport, një hobi, një aktivitet shoqëror që plotëson të njëjtat nevoja për të. Ndryshimi rrallë ndodh brenda natës. Është një udhëtim me hapa të vegjël , momente sfiduese dhe progres gradual. Shpresoj që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net